Rreth Nesh
Rreth neshKush jemi ne
Rreth nesh
ILC/ICL është një organizatë joqeveritare, jopartiake, jofitimprurëse, hulumtuese, kërkimore, trajnuese, avokuese, edukuese e politikave publike. ILC/ICL avancon një kuptim të informuar të çështjeve të udhëheqjes dhe menaxhimit përmes kërkimeve të besueshme, analizave të besuara dhe edukimit inovativ. Ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar aftësinë e shoqërisë dhe të vendit për të ekzekutuar lidership dhe udhëheqje sa më prëcize dhe për t'iu përgjigjur situatave në zhvillim, me qëllim arritjen e objektivave strategjike të shoqërisë dhe shtetit tone Kosovës dhe më gjerë.
Misioni ynëMisioni ynë
Transformimi i ideve në veprime politike në Kosovë.
Në Institutin për Lidership Civil (ILC/ICL), ne zhvillojmë dhe avancojmë zgjidhje të bazuara në prova për sfidat e sotme urgjente të Kosovës dhe jo vetëm.
Provojmë të nxisim ndikimin në Kosovën reale duke mbledhur studiues dhe praktikues kryesorë, duke zhvilluar zgjidhje politikash dhe duke trajnuar gjeneratën e ardhshme të liderëve.
Ne mirëpresim ngrohtësisht individët (profesionistë dhe të tjerë) që duan të frymëzojnë e të mundësojnë ndryshime pozitive në komunitetet e tyre përmes zhvillimit të lidershipit dhe angazhimit qytetar.
Ne në ILC/ICL, i përgjigjemi krizave më të këqija të udhëheqjes dhe menaxhimit. Ndihmojmë të mirëmenagjohen institucione, biznese dhe organizata, i hulumtojmë shkeljet, i mbrojmë njerëzit nga padrejtësitë dhe iu sugjerojmë atyre zgjidhje që të marrin kontrollin e së ardhmes së tyre.
Çfar bëjmë ne
Çfarë bëjm ne
Hulumtime dhe Analiza
Në ILC, kryejmë hulumtime të thelluara dhe analiza kritike për të identifikuar dhe kuptuar sfidat kyçe të Kosovës. Zhvillojmë zgjidhje të bazuara në prova që ndikojnë në politikat dhe praktikat e menaxhimit.
01
Edukim dhe Trajnim
Ne trajnojmë gjeneratën e ardhshme të liderëve të Kosovës përmes programeve edukative dhe trajnimeve praktike. Këto iniciativa fuqizojnë individët për të udhëhequr ndryshimet pozitive në komunitetet e tyre.
02
Avokim dhe Lobim
ILC angazhohet në avokim aktiv dhe lobim për të përmirësuar menaxhimin e institucioneve dhe organizatave. Ne mbështesim qytetarët dhe bizneset në përballjen me padrejtësitë dhe promovimin e zgjidhjeve që korrigjojnë sistemin.
03