Reagim perkitazi me thirrjen e Presidentes, znj. Vjosa Osmani për hetim ndaj mediave

Instituti për Lidership Civil konsideron se, thirrja e presidentes së vendit për hetim ndaj mediave që i raportojnë ngjarjet dhe zhvillimet e ndryshme, edhe kur ato kanë informata paraprake, nuk përbën vepër penale dhe nuk është kërcënim ndaj askujt personalisht dhe as kundër udhëheqësve shtetëror. Në këtë kuptim konsiderojmë se: nuk është lidership 🆚 udhëheqje as e mirë e as demokratike, kur e ke mundësinë shtetërore dhe iu “turresh” mediave e shoqërisë civile. Është lidership kur bashkë me institucionet e sigurisë, me mediat dhe shoqërinë civile të gjithë bashkë i “turren” krimit të çfarë do lloji.