ILC/ICL & ESRA në Komunën e Gjakovës: Diskutohen projekte për mirëqenien e qytetarëve

Gjakovë, [20/11/2024] – Instituti për Lidership Civil (ILC/ICL) në bashkëpunim me Environmental and Social Responsibility Association (ESRA) zhvilloi sot një takim me kryetarin e Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini. Takimi kishte në fokus diskutimin e mundësive për bashkëpunim në projekte që synojnë përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të kësaj komune.

Foto zyrtare nga Komuna e Gjakovës: Ardian Gjini – Kryetari i Komunes se Gjakoves (Q), Valentina Ahmeti – ESRA (M), Zana Beqiri – ESRA (D) dhe Argjend Zejnaj – ILC/ICL (D)

Gjatë takimit, të dyja palët ndanë ide konkrete për prioritetet e ndërhyrjeve në segmente specifike shoqërore, duke adresuar nevojat e identifikuara nga komuniteti. Një ndër projektet që u diskutua si me potencial për zbatim ishte trajnimi i udhëheqësve të Bashkësive Lokale, një iniciativë që synon fuqizimin e rolit të tyre në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve.

Kryetari Gjini shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur iniciativa të tilla dhe vuri në dukje rëndësinë e ndërtimit të një partneriteti të qëndrueshëm midis bashkësive lokale dhe institucioneve komunale. Ai theksoi se bashkëpunimi i ngushtë do të kontribuojë në zgjidhjen më efektive të sfidave komunitare.

Përfaqësuesit e konsorciumit ESRA-ILC/ICL dhe Kryetari Gjini ranë dakord për të vazhduar kontaktet reciproke dhe për të zhvilluar projekte konkrete në të ardhmen, duke ndërtuar një dialog të hapur dhe të qëndrueshëm mes palëve të interesuara.

Instituti për Lidership Civil dhe Environmental and Social Responsibility Association mbeten të përkushtuar për të kontribuar në rritjen e cilësisë së jetës përmes fuqizimit të komuniteteve dhe promovimit të përgjegjësisë sociale.