Drama mes Qeverisë Kurti dhe Komunave | Flet Drejtori i AKK!

Në këtë episod të PolitCast #KushKaTeDrejt, sjellim një intervistë ekskluzive me Sazan Ibrahimin, drejtorin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Diskutojmë hapur për sfidat që kanë përballur komunat gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, nga rritja e tatimit në pronë, mosmbështetja financiare, granti i katërt, deri tek kontrata kolektive dhe tendencat për centralizim të pushtetit.

A janë komunat jashtë VV-së të diskriminuara? Pse AKK shpesh ka dalë kundër vendimeve të Qeverisë?

Si ndikon kriza e moskonstituimit të Kuvendit dhe a rrezikohen projektet komunale nga zgjedhjet e reja të tetorit 2025? S

hikoni të plotë për të kuptuar më mirë tensionet, sfidat, dhe të vërtetat pas “perdes” së pushtetit lokal në Kosovë!