Analiza iLC: Tandemi Rama-Kurti dhe kolapsi i lidershipit

ilc-analiza-perparim-rama-albin-kurti-ngerci-shteteror / stormkosova

TANDEMI I SHKATËRRIMIT!

Prishtina po shembet nga lejet kuturu të Përparim Ramës, ndërsa Albin Kurti ka bllokuar çdo hallkë shtetërore në nivel qendror, duke e lënë Kosovën në një vakum të rrezikshëm qeverisës.

  • Erozioni në rrugën “Don Shtjefën Kurti” nuk është aksident, por pasojë e urbanizmit të egër.

  • Sindroma e karriges ka paralizuar kabinetin qeveritar, ku pushteti shihet si qëllim e jo si mjet.

  • Problemet socio-ekonomike po trashen, duke e bërë vendin të pajtueshëm për qytetarët e thjeshtë???


ANALIZA E iLC: Erozioni i shtetit si pasojë e dështimit të lidershipit

Ngjarjet e fundit në kryeqytet, të kulmuara me rrëshqitjen e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, nuk duhet të lexohen si thjesht incidente infrastrukturore. Për Institutin për Lidership Civil, ky është momenti i reflektimit mbi një dështim simetrik të lidershipit në dy nivelet e pushtetit. Kosova po përballet me një tandem shkatërrues: një pushtet lokal që lëshon leje ndërtimi pa asnjë vizion urbanistik dhe një pushtet qendror që ka instaluar një ngerç total operacional.

Kur lidershipi e humb lidhjen me interesin publik dhe fokusohet vetëm te mbajtja e karriges, rezultati është kolapsi që po shohim sot. Mbi 50% e Prishtinës gjendet në një gjendje “pothuajse-kolapsi”, ku kopshtet, shtëpitë e shëndetit dhe agjencitë shtetërore janë rrethuar nga ndërtime që nuk respektojnë as kriteret minimale të sigurisë.

Simetria e dështimit: Rama vs. Kurti

Analiza jonë vë në pah një fenomen shqetësues që e kemi quajtur “Sindroma e Fitores pa Qeverisje“.

Niveli i Pushtetit Aktori Kryesor Natyra e Dështimit Pasoja për Qytetarin
Lokal (Prishtinë) Përparim Rama Leje ndërtimi “kuturu” dhe mungesë kontrolli. Erozion i terrenit dhe pasiguri fizike.
Qendror (Kosovë) Albin Kurti Paralizë institucionale dhe ngerç politik. Bllokadë socio-ekonomike dhe vakum ligjor.
Rezultati Final Tandemi Ngarendje pas karriges, jo pas zgjidhjeve. Vend i pajtueshëm dhe ikje e kapitalit human.

Lidershipi në restorante vs. Qytetari në baltë

Është e papranueshme që në vitin 2026, lidershipi i vendit të shfaqet nëpër restorante të luksit, ndërkohë që qyteti i tyre po rrëshqet nën këmbë. Prokuroria e Shtetit duhet të zgjerojë rrethin e hetimeve; përgjegjësia nuk mund të mbetet te një inspektor terreni, kur vendimet strategjike që shkatërruan Prishtinën janë marrë në zyrat më të larta të Kryeqytetit.

Nga ana tjetër, qeverisja qendrore e Albin Kurtit ka dështuar të ofrojë mbikëqyrjen e nevojshme dhe të zhbllokojë hallkat shtetërore. Ky ngerç po i trash problemet socio-ekonomike në një masë të tillë sa që zgjidhja e tyre po bëhet mision i pamundur. Sindroma e liderit që di vetëm të fitojë zgjedhje, por nuk ka vullnet të qeverisë për qytetarin, është kërcënimi më i madh për stabilitetin e Kosovës.

Konkluzioni i Institutit për Lidership Civil

Lidershipi/Udhëheqja nuk është privilegj i karriges, por barrë e përgjegjësisë. Kosova dhe Prishtina nuk kanë nevojë për politikanë që performojnë mirë vetëm në fushata elektorale. Nevojitet një reformë urgjente në mënyrën se si zgjedhen, konstituohen institucionet, dhe si funksionon mbikëqyrja shtetërore. Prokuroria duhet të ndjekë zërin e qytetarit dhe të kërkojë llogari nga koka e tandemit që po e bën këtë vend të pajtueshëm.