Ceremonia e Inaugurimit të Presidentit Donald Trump: Tradita, Simbolika dhe Historiku i Demokracisë Amerikane – Intervistë Ekskluzive me Prof. Dr. Zenun Halili

Që nga themelimi i Shteteve të Bashkuara, janë mbajtur 59 ceremoni inaugurimi presidenciale, duke përfshirë betimin e presidentëve të rizgjedhur dhe rastet e zëvendësimit pas ndonjë ngjarjeje të papritur.

Një nga rastet më të veçanta do të ndodhë në këtë 20 janar 2025, kur inaugurimi i Presidentit Donald Trump u zhvendos brenda Rotondës së Kapitolit për shkak të një vale të ftohti ekstrem, me temperatura që arritën deri në -15°C. 

Kjo ishte hera e parë që nga inaugurimi i Ronald Reagan në vitin 1985 që ceremonia u mbajt brenda për shkak të kushteve të motit.

Një tjetër aspekt interesant i kësaj ceremonie ishte shuma rekord e donacioneve të mbledhura për organizimin e saj, e cila arriti mbi 170 milionë dollarë, duke tejkaluar inaugurimet e mëparshme. 

Këto ngjarje tregojnë se, pavarësisht traditës së gjatë, ceremonitë e inaugurimit presidencial në SHBA vazhdojnë të përshtaten me rrethanat dhe sfidat e kohës.